ACADEMY është degëzim i Fondacionit “DI”

Çdo njeri gjatë jetës ka arshivuar disa zakone, mendësi, besime e sjellje që shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë që na pengojnë; këto zakone të vjetra duhen rindërtuar, sepse bëhen shkak për të penguar rrugën e plotë të suksesit

Profesionistë të komunikimit publik, të folurit arstistik, profesionistë të leximit të të dhënave mbi çdo çështje, profesionistë të të shkruarit dhe prezantimit të CV personale, profesionistë të këshillimit psikologjik dhe të karrierës; do të jenë këtu.

Në “G-Academy” gjendet rrjeti i më të mirëve në politikë, art, mendim strategjik dhe kritikë letrare, në këshillim psikologjik; që do të ndajnë eksperiencat e tyre të suksesit dhe mekanizmat e tyre të arritjes me pjesëmarrësit.

Trupa e profesionistëve dhe akademikëve që ka krijuar
“G-Academy” ofron trajnimet e karrierës si e vetmja rrugë e suksesit duke i ndjekur nga një etapë në tjetrën për çdo individ. Për këtë u krijua Fondacionin “DI”, i cili ndër misionet e tij të tjera, zhvillon akademinë e trajnimit të karrierës
“G-Academy” si një armë për më të mirët dhe nevojat e tyre.

“G-Academy”, ka në themel të saj trajnimin dhe motivimin e brenshëm të fortë të atyre individëve që kanë ambicien për të arritur më shumë në çdo fazë të jetës profesionale dhe vetjake.

Janë shumë faktorët që pengojnë për të arritur maksimumin e vetvetes. Ato krijohen gjatë rritjes, si pasojë e një mënyre edukimi, rrugëtimi apo qoftë edhe e zakoneve të vogla të jetës familjare, të cilat shpesh janë të paduhurat e madje e minojnë besimin në vete.

Çdokush, gjatë jetës ka arshivuar zakone, mendësi, besime e bestytni sjelljesh që shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë që duhen ridimensionuar, duhen ribërë brenda nesh, sepse janë pikërisht ato zakone shkaku që pengon rrugën e plotë të suksesit.

Sot gjithnjë e më tëpër suksesi është një formulë që vjen nga teknikat e forta të sjelljes dhe vetëbesimit. Në botën aktuale suksesi varet shumë nga rrjeti shoqëror ku bën pjesë.
Të jesh me njerëzit e duhur është po aq e rëndësishme sa të kesh aftësitë e duhura.

Në “G-Academy” gjendet rrjeti i më të mirëve që lëvrojnë në hapësirën shqiptare; e kjo është shumë!