Informacion për studentët dhe pjesëmarrësit

Ne i përshtatemi idesë dhe ëndrrës suaj duke bashkërenduar atë që ju duhet, me atë që ju doni e mendoni të arrini. Koordinatorët akademike të G-Academy do të komunikojnë me ju për t’ju qartësuar për çdo detaj nga formimi akademik tek specifikat e kurseve dhe moduleve të trajnimit. Çdo njeri prej koordinatorëve do të mbulojë një çështje konkrete për ndjekjen e moduleve që ju vlejnë më shumë.

Ju do të mbështeteni nga:

Drejtor Ekzekutiv

Ka jetuar dhe shkolluar në SHBA, nga shkollimi fillestar deri në studimet master dhe karrierën profesionale.

Aktualisht, jeton midis Londrës dhe Tiranës.
Geris ka punuar në pozicione të ndryshme në institucione financiare ndërkombëtare globale.
Së fundmi ajo ka punuar si eksperte në sektorin e evazionit fiskal dhe financimin kundër terrorizmit në selinë qendrore të Deutsche Bank në Londër.

Pozicionet e mëparshme janë; analizë biznesi në Standard Chartered Bank në Nju Jork; në njësinë e inteligjencës hetimore.
Duke shfrytëzuar ekspertizën e saj në krimin financiar, Geris ka qenë asistent/lektore në studimet kriminologjike në Universitetin John Jay; Drejtësi Penale në Nju Jork, SHBA.

Njohuritë e saj në fushën e psikologjisë dhe deviancës janë thelluar akademikisht por edhe profesionalisht ne trajnimet dhe përvoja e punës.

Geris Oriza

Kordinatore e kurikulës

Psikologe Sociale

Diplomuar në Shkenca Sociale, UT viti 2008. Master Shkencor “Barazi Gjinore dhe Zhvillim”, 2010. Diplomë në “Këshillim Psikologjik”. Trajnuese profesioniste në shëndetin mendor dhe mirëqënien sociale.
Studiuese ne projekte te shoqërisë civile. Eksperte e jashtme në institucionet e drejtësisë, mbi mbrojtjen e të miturve.

Znj. Canka është kordinuesja e veprimtarisë trajnuese të G-Academy. Do të përshtasë dhe koordinojë modulet trajnuese sipas profilit të studentit.

Do të koordinojë mes lektorëve dhe veprimtarisë teorike dhe praktike nga një moudul trajnues në tjetrin, po aq sa edhe do të prezantojë studentin me aktivitetet e ndryshme që kryhen në G-Academy,  deri tek këshillimi për ndjekjen e ketyre trajnimeve në mënyrën më efiçiente.

Izolda Canka

Kordinatore e studentit

Ka lindur në Gjirokastër në prill të vitit 1991. Ka përfunduar studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në vitin 2011 dhe nivelin e dytë të studimeve në kontabilitet-financë në po të njëjtin universitet në vitin 2013.
Prej vitit 2008 angazhohet si gazetare dhe fotografe në website dhe veçanërisht në menaxhimin e rrjeteve të komunikimit në një sërë platformash online, televizione private si dhe në disa prej bizneseve më të njohura në Shqipëri (Social ALB, AlbUK Tv, Gota News, Money Music Entertaiment, Proenti, PlanetApp, Tirana International Hotel etj). Pranë televizioneve AlbUK Tv dhe Gota Tv Besa ka një eksperiencë të gjatë edhe si autore programesh si “Albook”, “20 minuta me”, “Gota Show” dhe “Lëre për nesër”.
Në vazhdën e eksperiencave profesionale, nga viti 2016 deri në vitin 2018 ka ushtruar detyrën si menaxhere lokale pranë Vodafone Albania dhe nga viti 2018 deri në vitin 2019 ka shërbyer si menaxhere eventesh pranë “Doro City Hotel”.
Ka një eksperiencë të gjatë në ushtrimin e profesionit si fotografe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në vitin 2021 Besa ka shërbyer si asistente personale dhe fotografe në Sanctus Mykonos dhe Farma Mykonos.

Besa Selfo