Si të aplikoni

I nderuar aplikant, ju duhet të plotësoni formularin i cili kërkon disa të dhëna të thjeshta të gjeneraliteteve tuaja. Pjesa më e rëndësishme e formularit është Letra juaj e Interesit.
Për grupin G-Academy ka rëndësi të parë arsyea pse ti vetë beson tek një trajnim profesional i aftësive të tua të lidershipit?!

Letra e Interesit është reflektim që ju qartëson ju vetë për qëllimet tuaja dhe për përzgjedhjen e kurseve që ju përshtaten më shumë.

Siç do të shihni në kutinë ilustruese, Letra e Interesit është përshkrim e situatës tuaj, formimit dhe asaj që prisni të merrni nga këto trajnime.

Letra e interesit do të qartësojë përse ju doni ta ndërmerrni këtë rrugëtim. Çfarë kërkoni në rrugëtimin drejt arritjes suaj; cilat qëllime dhe aftësi prisni të përmbushni?