Cilët përzgjidhen

Nuk ka të preferuar, ka ambiciozë që ia arrijnë

Nuk ka rëndësi çfarë universiteti ose jo ke mbaruar. Kushdo nga çdo fushë apo përvojë pune dhe profesioni është i pranuar të aftësojë teknikat e suksesit.
Nuk ka limit!
Limiti i vetëm është horizonti i suksesit nëse ke vullnet të perfeksionohesh.

Trajnimet do të kryhen me grupe të vogla, vëmendje për çdo pjesëmarrës individualisht.

Po ashtu për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, të parët do të nisin ata që ndodhen në një moment kyç në karrierën e tyre.

Kjo do të bëhet e qartë në Letrën tuaj të Interesit. Pikërisht ata që janë duke kaluar në një fazë të re të karrierës apo ata që po përballen me vendime përcaktuese për arritjen profesionale, do të jenë të parët që do të bëjnë pjesë në trajnimet tona.

Jemi të fokusuar te motivimi i plotë i çdokujt që merr pjesë. Trajnimet do të pasohen nga mbështetja e vazhduar për pjesëmarrësit dhe komunikimi i shpeshtë në rrjetin e madh të
G-Academy duke ofruar mbështetje dhe kredenciale rekomandimesh për të trajnuarit tanë.