MISIONI YNË: TË FORCOJMË TË AFTËT TË ZOTËROJNË TREGUN
Suksesi nuk varet nga dashuria që duhet të kenë të tjerët për ty por nga nevoja për ty! Ne i bëjmë më të aftët të nevojshëm.
Nevoja për më të mirët, më të aftët, do t’i bëjë ata pakicën që udhëheq shumicën drejt zhvillimit!
Nevoja për më të mirët është ushqimi i përjetshëm i progresit.
Ne besojmë tek elitat, tek talentet e farkëtuara në garë. Këta do të jenë të vetmit që do të kërkohen në çdo kohë e sistem.
Ne besojmë që më të mirët, më të aftët, garuesit duhet të pajisen me mjetet e teknikat që i bëjnë ata të dallueshëm në tregun e madh të ekonomisë, politikës dhe punës.
Suksesi mbi të gjitha varet nga sa ti vetë ke nën kontroll situatën dhe transmeton vetëbesim tek të tjerët.
Duhet të rrezatosh aq vetëbesim sa për të tjerët ti të jesh zgjidhja. Aq vetëbesim sa të rrezatosh që ti je njeriu që do t’ia zgjidhësh nevojën atyre.
Suksesi është teknikë dhe jo thjeshtë dije.
Suksesi është metodë dhe jo thjeshtë njohuri.
Misioni ynë është të farkëtojmë tek ti sjelljet e duhura, të perfeksionojmë imazhin tënd, e të të trajnojmë të prezantohesh si lider në çdo situatë të rëndësishme.
Paraqitja, sjellja, veshja, intonacioni i zërit apo qëndrimi në një intervistë apo dhe në vetë ambjentin ku konkuroni, janë plotësisht të ndryshme nga paraqitja, sjellja, veshja, intonacioni dhe qëndrimi në një prezantim projekti apo marketing produkti.
Po ashtu janë të ndryshme ambjentet nga njëri-tjetri. Tjetër është një kompani sigurimesh, e tjetër është një bankë a institucion financiar, e krejt tjetër një fondacion bamirësie.
Të nuhasësh në thellësi se çfarë “gjuhe” flet ambjenti ku ti je dhe të qasësh sjelljen e duhur në varësi të nevojave të tua dhe të të tjerëve, përcakton suksesin ose dështimin tënd.
Misioni ynë është të mprehim këtë shqisë që e bën individin të aftë të përshtatet dhe të avancojë përmes aftësive dhe zhvillimit personal dhe profesional në çdo ambjent.
Këto teknika e metoda nuk mësohen në sistemet dhe programet mësimore të formimit universitar.
Programet më të suksesshme në perëndim për aftësimin e teknikave të suksesit përbëhen nga trupa profesorësh të rëndësishëm që viijnë nga fusha të ndryshme.
Kryqëzimi i disa fushave prodhon këtë aftësim.
Këto programe dhe këta profesionistë të suksesshëm janë fryma dhe qenësia e “G -Academy”
Qofsh një profesionist apo një i ri ambicioz që po ndërton një profesion, në të gjitha rastet duhet të pajisesh me instrumentat dhe njohuritë e duhura për të treguar vlerën dhe potencialin e aftësive të tua.
Ti mund të dish shumë; por duhet po aq dije për t’i treguar botës që ti vlen. Këtë dije do të përcjellim në ‘G-Academy’
Janë të shumtë të aftët që presin të zbulohen nga të tjerët.
Misioni ynë është të bëjmë të aftin të aftë ta negociojë në lartësinë e duhur vlerën dhe potencialin e tij.
Ky është një proçes, aspak magjik, por i arritshëm me disa teknika dhe njohuri. Këto teknika nëse përvetësohen si duhen të aftësojnë dhe me kohën të perfeksionojnë sepse janë teknika që synojnë vënien në lëvizje të aftësive si një vetëperfeksionim i pandalshëm.
Sekreti është të kesh formulën që ndihmon zgjidhjet e jo zgjidhjen e një çasti.
Kjo formulë është proçes i brendshëm, kombinim forcash apo substancash, është bashkimi i disa teknikave të sjelljes, psikës dhe shikimit, që kërkon çdo arritje.
Ky proçes është gjetja e formulës së suksesit për çdokënd e cila është unike e gjendet brenda nesh.
Plotësisht unike për seicilin, nuk e gjen dot në tekste por së bashku do të gjenerojmë atë energji që zgjon dhe e zbulon se çfarë funksionon për ty.