Akademikë
Stafi akademik
Grida Duma
Grida Duma
Prof. Ass. Dr. Grida DUMA lindi në Durrës.
2017 - në vijim Deputete në Kuvendin e Shqipërisë Partisë Demokratike, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë; Lektore e Teorive të Lidershipit, Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mendimit Sociologjik
1999 Diplomë në Filozofi & Sociologji; Universiteti i Tiranës
2004 Diplomë MBA; Universiteti Lincoln Nebraska dhe UT
2006 Titull Shkencor Doktor Shkencash në Makro-Ekonomi
2016 Titull Shkencor Profesor Assocuar Doktor Universiteti i Tiranës
2008 Drejtuese e Katedrës të Sociologjisë Universiteti i Tiranës
2011 - 2013 Zv.Ministër i Integrimit Ministria e Integrimit Europian
2014 Votohet Sekretare për Mardhëniet me Publikun; Partia Demokratike
2017 Zëdhënëse e Grupit Parlamentar; Partia Demokratike
Autore e botimeve monografike, “Fëmijëria Menaxheriale”, “12 Teza Përtej 2013” “Koha për Politikë”
Ardian Isufi
Ardian Isufi
Ardian Isufi është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës në vitin 1995 në Atelienë e Grafikës. Që nga viti 1996 jep mësim si Profesor i Asociuar dhe Doktor në Atelienë e Grafikës. Gjithashtu, ka drejtuar si Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në vitet akademike 2016-2020, Universiteti i Arteve – Tiranë.
Artist me një eksperiencë të gjatë ne skenën e artit pamor, kritikës, çështjeve publike dhe politike, organizimit të platformave kulturore dhe arsimore, si dhe kurator i aktiviteteve të artit bashkëkohor.
Veprat e tij janë të karakterit si vepra të angazhuara që ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit duke na vorbulluar me paqëndrueshmëritë dhe qëndrimet eklektike të tij si një kostum që me kast e ka veshur për të na destabilizuar përcaktueshmërinë e përkohëshme e të përsëritur që ai propozon.
Me një kurrikul të pasur në profilin e tij duke veçuar veprën “ANTIHOMAZH” Instalacion me maskën e vdekjes të diktatorit Enver Hoxha në Muzeun Historik Kombëtar Tiranë-Shqipëri. Disa nga punimet e tij e kanë bërë të përzgjedhur në aktivitete ndërkombëtare të një rëndësie të veçantë sot në lëvizjet ndërkombëtare, si pjesëmarrje në pavionin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës Venecia-Itali, Bienalja ndërkombëtare e letrës Muzeu Villa Vecchia-Galeria Doria Pamphilj Rome-Itali, “Flash Art Event” Milano-Itali, apo në përfaqësimin e artistëve bashëkëkohor shqiptar në Muzeun Ludwig Budapest-Hungari, “Paralel Viena 2015” në Austri, Galeria Kombëtare e Arteve në Pekin-Kinë, Tribeka Art New York-USA dhe në shumë vende të tjera me aktivitete kulturore.
Si kurator dhe kritik arti veprimtaria e tij është shumë e gjërë duke shtuar edhe kërkimin shkencor mbi tezën doktorale me temë “Fenomenet kulturore në vitet’70 në Realizmin Socialist”, duke përfaqësuar më së miri brezin e artistëve dhe intelektualueve shqiptarë të impenjuar dhe aktivë në të gjithë spektrin e veprimit publik.
Në qasjen e tij Ardian Isufi ka krijuar një marrëdhënie konstante me publikun shqiptar edhe si aktivist duke tentuar përherë ta ballafaqojë atë me problematika akute social-shoqërore dhe politike, por përherë të hetuara nga një këndvështrim dhe një qasje bashkëkohore ndërmjet lokales dhe globale.
Merita Poni
Merita Poni
Dr. Merita Poni lindi në Elbasan
Ka studiuar Sociologji, Filozofi dhe Drejtësi ne bachelor dhe ka kryer studime në master per politikat sociale, master për edukimin dhe është doktoruar në studime gjinore.
Është pedagoge e Universitetit te Tiranës, në departamentin e Sociologjisë, ku jep mësim dhe kryen kërkime në fushën e sociologjisë gjinore, edukimit, krimit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, drejtesise tranzitore dhe metoda kërkimi.
Ajo ka publikuar në revista akademike artikuj për gjininë, edukimin, krimin, kulturën dhe metodat kërkimore. Aktualisht drejton Masterin Profesional të Kriminologjisë (Administrim i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë) dhe praktikat e studentëve në institucionet ligjzbatuese dhe ato të edukimit.
Ka përvojë të gjatë në mbrojtjen ë të drejtave të njeriut si aktiviste dhe kërkuese
Aktualisht drejton Masterin Profesional të Kriminologjisë (Administrim i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë) dhe praktikat e studentëve në institucionet ligjzbatuese dhe ato të edukimit.
Ka përvojë të gjatë në mbrojtjen ë të drejtave të njeriut si aktiviste dhe kërkuese.
Nada Kallçiu
Nada Kallçiu
Prof Ass Dr.Nada Kallçiu lindi në Tiranë
Aktualisht është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës prej vitit 2004.
Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Padovës Itali në degën Shkenca Edukimi dhe më pas ka vazhduar studimet master në Universitetin e Venecias Itali në “Menaxhim projektesh në fushën e edukimit për Europën qëndrore dhe Ballkanin”.
Është pjesë e ekipeve kërkimore për kërkime të përbashkëta me Universitetin Pedagogjik të Zyriut, Zvicër dhe Universitetin e Lozanës Zvicër për orientimin në karrierë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës në këshillim profesional në vend.
Ka botuar artikuj dhe dokumente hulumtuese mbi politikat arsimore, metodat mësimore, matjen dhe vlerësimin e nxënësit, arsimin profesional, etj.
Fushat kryesore të ekspertizës janë: këshillim karriere, trajnimi i mësuesve, matja dhe vlerësimi në arsim, politikat arsimore, aftësitë e buta, menaxhimi i programeve të edukimit në shkallë të gjerë.
Është autore e publikimeve të ndryshme në fushën e arsimit dhe orientimit profesional, brenda dhe jashtë vendit.